Tre raste të vdekjes nën hetim, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të vdekjes që janë duke u hetuar në Suharekë, Gjakovë dhe Ranilluk.

Në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Suharekë, më 31 korrik 2026, rreth orës 15:00, një person mashkull kosovar ka ndërruar jetë pasi kishte pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima dyshohet se ishte rrëzuar pasi kishte qenë në gjendje të dehur.

“Viktima mashkull kosovar, i cili kishte pësuar lëndime, dyshohet pasi ishte rrëzuar për shkak se ishte në gjendje të dehur. Pas tretmanit mjekësor në QKMF, është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe atje ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Një tjetër rast është raportuar në fshatin Fshaj të Gjakovës, ku më 31 korrik, rreth orës 11:07, në breg të lumit, te Ura e Fshajt, është gjetur pa shenja jete trupi i një personi të gjinisë femërore, ende të paidentifikuar.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëri të ditur Policia.

Ndërkohë, në fshatin Drenovc të Ranillukut, një person ka raportuar se kishte gjetur pa shenja jete babanë e bashkëshortes së tij, i cili jetonte vetëm.

Rasti është raportuar më 31 korrik, rreth orës 17:37. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të tri rastet janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika