Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen shtatë persona

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur këtë të diel në autostradën “Ibrahin Rugova”, ku në njërin prej tyre shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në aksidentin e parë janë përfshirë tri automjete ku si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi bëri të ditur se rreth 500 metra më larg ka ndodhur edhe një aksident tjetër, ku janë përfshirë dy automjete veçse në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Në autostradë për Shqipëri kanë ndodhur dy aksidente, në njërin aksident janë të përfshira tri automjete dhe lëndime kanë pësuar shtatë persona. Në aksidentin tjetër (500m më larg) ka ndodhur aksidenti tjetër ku të përfshira janë dy automjete, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar. Me aksidente po merren njësitet e autostradës”, tha Krasniqi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika