Krijimi i institucioneve, Kurti: ekziston vullneti dhe gatishmëria

Vetëm katër ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje politike po vazhdojnë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se do të shfrytëzohen ditët e mbetura për negociata dhe u shpreh optimist se ekziston gatishmëria nga LDK për formimin e institucioneve

Vetëm katër ditë kanë mbetur deri në seancën e caktuar për konstituimin e Kuvendit.

Ndonëse, për formimin e legjislaturës së 11-të, u raportua për një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, procesi u pezullua përkohësisht për shkak të zhvillimeve brenda LDK-së.

Tani, pasi Lumir Abdixhiku u rikonfirmua në krye të partisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se ditët e mbetura do të shfrytëzohen për të intensifikuar përpjekjet drejt një marrëveshjeje.

“Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet”, ka thënë Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Kryetari i VV-së me bindje thotë se ekziston gatishmëria për formimin e institucioneve.

“Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, ka thënë Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Sipas analistëve politik, ndryshe nga bllokadat e kaluara, kësaj radhe ekziston një klimë më optimiste.

“Unë jam optimist i rezervuar, deklarat e fundit tregojnë se ekziston një vullnet për dialog dhe kompromis, rikonfirmimi i Abdixhikut, duket se do ti jap LDK-së, stabilitet më të madh për të negociuar në këtë process. Mendoj se Konsitutimi i Kuvendit dhe Qeveria janë afër”, ka thënë Basri Muja, analist politik.

Pasi i mbijetoi mocionit për shkarkimin nga drejtimi i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojnë, duke vlerësuar se Kosovës i duhet stabilitet institucional.

Kreu i LDK-së tha se nuk pranon marrëveshje që nuk ofron demokraci funksionale, ku pozitat shtetërore, Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca t’i takonin një partie.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika