OVL-UÇK: Nderimi i njësive ushtarake serbe është institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pas nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar këtë veprim si institucionalizim të mohimit të krimeve të luftës dhe mbrojtje të pandëshkueshmërisë.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se nderimi i njësive ushtarake serbe, në kohën kur Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllura arkivat shtetërore dhe të fshehë provat për krimet e luftës, nuk mund të konsiderohet përkujtim, por një përpjekje për të mohuar të vërtetën.

Sipas organizatës, e vërteta nuk mund të fshihet përmes medaljeve, nderimeve shtetërore apo rishkrimit të historisë. OVL-UÇK rithekson se hapja e arkivave ushtarake dhe policore të Beogradit, si dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur, mbeten detyrime të domosdoshme.

Në fund, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thekson se Kosova do të vazhdojë të kërkojë të vërtetën dhe llogaridhënien për krimet e luftës, duke shtuar se heshtja përballë glorifikimit të njësive serbe vetëm sa e ushqen mohimin.

Serbia nderon Brigadën e 37-të, derisa arkiva e saj mbetet kërkesë për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë – Dukagjini

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika