Mushkolaj: Nuk është e sigurt se LVV-ja dhe LDK-ja do të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se nuk është aspak e sigurt që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të arrijnë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Duke folur në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, Mushkolaj tha se nuk duhet të konsiderohet si çështje e përfunduar mundësia e një bashkëpunimi mes dy partive për këtë proces, duke theksuar se ende nuk ka garanci për një marrëveshje të tillë.

“Nuk është absolutisht punë e kryer, nuk është absolutisht e sigurt që LDK-ja dhe LVV-ja mund të arrijnë një koalicion, jo për qeverinë e Kuvendin, por për presidentin. Pse duhet LVV-ja ta marrë LDK-në në koalicion për qeveri, nëse e ka të sigurt se bashkë me LDK-në do të mund ta zgjedhë presidentin?”, u shpreh Mushkolaj.

Mushkolaj deklaroi se është shumë “pisk” të flasësh tani për zgjedhjen e mundshme të presidentit si çështje.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika