Ramadani kërkon largimin e pranisë statike të KFOR-it nga ura mbi Ibër

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka kërkuar që NATO-ja të rishqyrtojë praninë statike të KFOR-it në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, Ramadani ka deklaruar se kushtet e sigurisë kanë ndryshuar dhe se largimi i pranisë së përhershme të KFOR-it në këtë lokacion nuk do të nënkuptonte dobësim të sigurisë, por një hap përpara.

“Ka ardhur momenti që prania statike e KFOR-it në urën kryesore të Mitrovicës të largohet. Jo si dobësim i sigurisë, por si hap përpara. Sepse, kushtet janë përmbushur”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka theksuar se ura mbi Ibër për shumë vite ka qenë simbol i tensioneve dhe jostabilitetit, por sipas tij, situata aktuale e sigurisë është ndryshe dhe kërkon një qasje të re.

Ramadani ka shtuar se rishikimi i rolit të KFOR-it në këtë pikë duhet të bëhet duke marrë parasysh zhvillimet e fundit dhe përparimin në fushën e sigurisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika