Zana Berisha, vajza e pronarit të shtëpisë në Zveçan që u përfshi nga zjarri, ka deklaruar se familja e saj e sheh rastin si një tentativë për ta frikësuar dhe penguar kthimin e tyre në pronën familjare, por ka theksuar se nuk do të tërhiqen.
Në një prononcim në emisionin Five në TV Dukagjini, Berisha tha se familja beson se sulmi lidhet me faktin se janë familja e parë shqiptare që është rikthyer në pronën e saj në atë zonë pas 28 vitesh.
Ajo shtoi se familja do të vazhdojë restaurimin e shtëpisë, pavarësisht ngjarjes.
“Tendenca e tyre ka qenë që të na frikësojnë, me vetë faktin që ne jemi familja e parë shqiptare që tashmë kthehemi në pronën tonë në këtë zonë pas 28 vitesh mungesë. Kanë tentuar të na intimidojnë, frikësojnë që ne mos të vazhdojmë, por thjesht kjo ka qenë një dështim nga ana e tyre. Se ne do të vazhdojmë, ashtu qysh kemi qenë ditën e fundit, pardje, para se të ndoshta sulmi në pronë. Por, mungesa e jonë 24orëshe me qenë në pronë, iu ka jep hapësirë më kry këtë sulm të ulët qyqarë. Por, kjo s’do të thotë që ne do të ndalemi. Ne sot kemi ardhur përsëri, po vazhdojmë punimet ashtu siç kemi qenë”, ka thënë Berisha.