Nisin hetimet për lokacionin e tretë të dyshuar për mbetje mortore

Gërmimet që kanë nisur në fshatin Jabukë të Zubin Potokut ku po dyshohet për varrezë masive tashmë kanë përfunduar. Punimet po vazhdojnë edhe në ditën e tetë, ndërkohë nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet edhe për një lokacion të tretë ku dyshohet për varrezë masive.

Një tjetër lokacion po dyshohet për varr masiv në veri të Kosovës.

Siç ka njoftuar Prokuroria Speciale, tashmë në vendngjarje ka qenë prokurorja përgjegjëse ndërkohë, burime të televizionit Dukagjini bëjnë me dije se bëhet fjalë për një lokacion mes dy fshatrave ku tashmë ka pasur gërmime – Kalludër e Vogël dhe Jabukë.

“Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë. Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë. Prokurorja përgjegjëse ishte në vendngjarje së bashku me hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë për të mbikëqyrur veprimet hetimore”, kanë thënë nga Prokuroria Speciale.

Një ditë më parë, në fshatin Jabukë të Zubin Potokut, u gjetën katër mbetje mortore që dyshohet se i takojnë luftës së fundit.

Bashkë me to edhe një batanije të cilat tashmë janë dërguar për analiza. Por, në këtë lokacion, tashmë kanë përfunduar gërmimet.

Veç pak kilometra tutje nga Jabuka, në Kalludër të Vogël po vazhdojnë tentimet për të zbardhur të vërtetën që u fsheh për 27 vjet.

Ndonëse me ekipe të sigurisë më pak së në ditët paraprake, lokacioni po vazhdonte të jetë nën monitorimin e policisë.

Gërmimet në lokacionin që po dyshohet për varrezë masive këtu në Kalludër të Vogël po vazhdojnë edhe në ditën e tetë ndërkohë në Jabukë kanë përfunduar mbremjën e së hënës.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia arrestoi javën e kaluar dy serbë të dyshuar për krime lufte, konkretisht për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës, ndërkaq një ditë më vonë filluan gërmimet për vendin e dyshuar ku ata janë vrarë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika