Nis seanca konstituive e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën konstituive, në përpjekjen e radhës për ta përmbyllur procesin e konstituimit të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Në rend dite janë betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, hapa që duhet të përmbyllen për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.

Seancën e ka nisur deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari, teksa i njëjti u ka uruar gjithë të mirat deputetëve të zgjedhur.

Të pranishëm në sallë janë 119 deputetë dhe mungon vetëm një deputet teksa u formua edhe Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Kujtojmë se me konstituimin e Kuvendit nis afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, që mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Teksa afati 15-ditësh për votimin e Qeverisë fillon vetëm pasi ushtruesja e detyrës së presidentit ta mandatojë kandidatin e propozuar nga shumica parlamentare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika