Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për mbajtjen e gjykimit në mungesë, kundër 20 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit M.K., R.C., M.D., P.R., S.K., L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B., V.B., R.B., R.R., L.R., M.Sh., M.R., S.G. dhe T.A. akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Aktakuza thotë se gjatë viteve 1998-1999, M.K., në cilësinë e shefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Gjakovë, R.C., në cilësinë e komandantit të njësive të Policisë së Posaçme (PJP), dhe M.D., në cilësinë e komandantit të Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore, së bashku me 17 të pandehurit e tjerë, kanë marrë pjesë në një operacion të gjerë ushtarako-policor gjatë të cilit, sipas aktakuzës, janë vrarë 107 civilë.

Sipas Prokurorisë, gjatë operacionit, gratë dhe fëmijët fillimisht janë ndarë nga burrat. Në aktakuzë thuhet se grave u janë marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat janë ekzekutuar në shtëpitë dhe oborret e tyre, si dhe në lokacionin e njohur si “Ura e Taliqit”.

Po ashtu, sipas aktakuzës, gjatë operacionit janë djegur edhe shtëpitë e civilëve.

Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi ndaj të akuzuarve të mbahet në mungesë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika