Policia publikon pamje nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte

Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga arrestimi i të dyshuarit të fundit për krime lufte, me inicialet J.R.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 gusht ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, njofton Dukagjini.

Sipas Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të rrezikut që i pandehuri mund të arratiset dhe të shmangë përgjegjësinë penale.

“Ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale. Po ashtu, i njëjti është edhe shtetas i Serbisë, andaj ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë”, ka bërë të ditur Gjykata.

Në arsyetimin e vendimit thuhet gjithashtu se ekziston mundësia që i pandehuri të ndikojë në prova dhe dëshmitarë gjatë zhvillimit të procedurës.

Një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika