Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një sprej gjatë kontrollit të një veture në pikën kufitare në Bërnjak.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 12:30. Gjatë kontrollit të veturës së një gruaje, shtetase e Serbisë, është gjetur dhe sekuestruar një sprej.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.