Tensione dhe përplasje në Kuvend, kërkohet vazhdimi i seancës konstituive

Tensione të shumta janë shënuar të mërkurën në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku deputetë të opozitës janë përplasur verbalisht me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Situata është tensionuar gjatë aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ku e pranishme ishte edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Deputetët e PDK-së i kanë kërkuar Gërvallës që të bëhet thirrja për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, ndërsa ajo i ka ftuar ata që të marrin pjesë në takimet e thirrura nga Vetëvendosje, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike.

“Ejani në takim”, dëgjohet t’u ketë thënë Gërvalla deputetëve të opozitës, të cilët në anën tjetër kërkonin: “Thirreni seancën”.

Përplasja ka vazhduar mes Gërvallës dhe deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, ku janë shkëmbyer edhe replika të ashpra.

“Largohu veç pak, s’ke nevojë në fytyrë”, i ka thënë Gërvalla Deliut, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur: “S’po të vjen marre”.

Gjatë përplasjes janë dëgjuar edhe thirrje “UÇK” dhe “Poshtë Jugosllavia”.

Tensionet janë shtuar edhe gjatë përplasjes mes Gërvallës dhe Artan Behramit. Në debat janë dëgjuar akuza të ndërsjella, përfshirë deklaratën “ti ke shkelë mbi gjakun e UÇK-së”, ndaj së cilës Gërvalla është përgjigjur: “Mos rrej”.

Përplasje verbale ka pasur edhe mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, dhe deputetëve të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci e Egzon Azemi.

Musliu i ka quajtur ata “superkriminela”, duke përsëritur kërkesën që të thirret seanca konstituive.

Në qendër të debatit është kërkesa e opozitës për vazhdimin e seancës së Kuvendit. PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari që të thërrasë vazhdimin e saj, ndërsa LVV-ja insiston se fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje politike.

Seanca konstituive kishte nisur më 6 gusht, por procesi nuk është përmbyllur për shkak të mungesës së marrëveshjes mes partive politike.

Ndërkohë, afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht, duke e thelluar edhe më tej krizën institucionale.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se partia e tij po kërkon funksionalizimin e Kuvendit dhe respektimin e rendit kushtetues.

Në anën tjetër, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se subjekti i tij nuk do të lejojë, siç është shprehur, “dhunimin e së drejtës së qytetarëve”.

Pas fjalimeve dhe përplasjeve, deputetët e PDK-së dhe AAK-së kanë vazhduar qëndrimin në hapësirat e Kuvendit.

Në sallë kanë hyrë më pas edhe deputetë të Vetëvendosjes, të cilët kanë deklaruar se ishin aty për aktivitetin me mërgatën. Deputeti Vigan Qorrolli e ka cilësuar veprimin e opozitës si të lejueshëm, por ka përsëritur qëndrimin e LVV-së se nevojitet marrëveshje politike.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika