GLPS: Vendimmarrja e Qeverisë në detyrë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka ngritur shqetësime lidhur me vendimet e marra nga Qeveria në detyrë në mbledhjen e 12 gushtit, duke vlerësuar se ato bien ndesh me kufizimet kushtetuese dhe ligjore.

GLPS ka argumentuar se një pjesë e madhe e anëtarëve të Qeverisë në detyrë tashmë janë betuar si deputetë të Kuvendit të Kosovës, çka, sipas organizatës, e vë në pikëpyetje të drejtën e tyre për të vazhduar ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

Sipas këtij grupi, Neni 72 i Kushtetutës, Neni 26 i Ligjit për Qeverinë, si dhe një aktgjykim i Gjykatës Supreme përcaktojnë kufizime për ushtrimin e njëkohshëm të mandatit të deputetit dhe funksionit qeveritar.

“Duke qenë se shumica e anëtarëve të Qeverisë në detyrë janë betuar si deputetë të Kuvendit të Kosovës, vendimmarrja e djeshme është e kundërligjshme dhe i tejkalon kufizimet kushtetuese dhe ligjore”, ka deklaruar GLPS.

Organizata ka bërë të ditur se më 6 gusht i është drejtuar Zyrës së Kryeministrit me kërkesë për të marrë dokumentacionin që dëshmon nëse anëtarët e Qeverisë në detyrë, të cilët janë zgjedhur deputetë, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat ministrore.

“Dita e sotme shënon ditën e shtatë dhe të fundit të afatit ligjor për përgjigje”, ka njoftuar GLPS, duke shprehur pritjen që Zyra e Kryeministrit ta përmbushë detyrimin për të ofruar informacionet e kërkuara.

GLPS ka theksuar gjithashtu se dorëheqja nga një funksion publik nuk duhet të mbetet vetëm në aspektin formal, por duhet të shoqërohet edhe me ndërprerjen faktike të ushtrimit të atij funksioni.

Në reagimin e saj, organizata ka kërkuar nga anëtarët e Qeverisë transparencë dhe llogaridhënie për statusin e tyre juridik, ndërsa ka bërë thirrje që Qeveria në detyrë të mos ndërmarrë veprime që tejkalojnë kompetencat e saj.

“Vendimmarrja e djeshme e Qeverisë në detyrë është e kundërligjshme dhe nuk mund të normalizohet”, ka deklaruar GLPS.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika