Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka deklaruar se opozita nuk është duke tentuar të bllokojë krijimin e institucioneve të Kosovës, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për situatën e krijuar.
E ftuar në FIVE në TV Dukagjini, Bytyqi tha se qëllimi i tyre është zgjidhja e problemeve dhe konstituimi i institucioneve, ndërsa sipas saj, përgjegjësia për bllokadën bie mbi LVV-në.
“Ne kemi qenë të i zgjidhim problemet, të i zgjedhim institucionet.ne nuk jemi duke dashur të i bllokojmë institucionet. Për t’i bllokuar institucionet po dihet kush është, është LVV dhe Albin Kurti. Sepse i ka votat për kryetar të Kuvendit dhe konstituimin e Kuvendit mund ta bëjë pa problem. Edhe pa opozitën. Mirëpo ajo çka po e bën Kurti duke i fyer deputetët, duke i sharë në mënyra të ndryshme ti s’po len më hapësirë as për të bashkëpunuar. Dhe krejt kjo është esenca kryesore…
Krejt kjo çka po insiston zoti Kurti është që të mos i bëj institucionet”, ka thënë Bytyqi.
