Gënjeshtrat e 1 Prillit, me traditë mesjetare

Çdo vit kremtohen me shaka e “gënjeshtrat’’, por nga e kanë burimin këto, mbetet ende e paqartë.

1 Prilli është festuar për disa shekuj nga vende dhe kultura të ndryshme.

Traditat e Ditës së 1 Prillit përfshijnë “gënjeshtra të bardha” ose shaka me të tjerët, të njohura si “April Fools”.

Edhe pse historia e kësaj date të saktë është e mbështjellë me mister, shakatë e kësaj dite të këtij muaji bëhen çdo vit.

 

Origjina e 1 Prillit

Por, për shumë vende të botës kjo datë dallon për nga origjina. Disa historianë spekulojnë se “Dita e 1 Prillit” daton që nga viti 1582, kur Franca kaloi nga kalendari Julian në atë Gregorian, siç kërkohej nga Këshilli “Trent’’ më 1563. Në Kalendarin Julian, si në kalendarin Hindu, viti i ri fillon në pranverë rreth 1 prillit.

Is it April Fools' Day or April Fool's Day? We tell you the right way to write it

 

 

“Hilaria”

Historianët gjithashtu e kanë lidhur Ditën e Gënjeshtrave të Prillit me festivale të tilla si Hilaria (latinisht gëzim), i cili u festua në Romën e lashtë në fund të marsit.

Ai përfshinte njerëz që visheshin me maskime dhe talleshin me bashkëqytetarët dhe madje edhe me gjykatësit, ku thuhej se frymëzoheshin nga legjenda egjiptiane e Isis, Osiris dhe Seth.

 

“Vernal Equinox dhe April Fools”

Ekzistojnë gjithashtu spekulime se “Dita e 1 Prillit” ishte e lidhur me ditën e parë të pranverës në Hemisferën Veriore, kur “Mother Nature’” mashtroi njerëzit me mot të ndryshueshëm, të paparashikueshëm.

1836 VERNAL EQUINOX after Paul Nash - Valerie Nerva

Shakatë e 1 Prillit

Në kohët moderne, njerëzit kanë bërë shumë përpjekje për të krijuar “pranks’’ dhe shaka për 1 Prillin.

Gazetat, radiot, dhe faqet e internetit kanë marrë pjesë në traditën e 1 prillit të raportimit të pretendimeve të trilluara që kanë mashtruar audiencat e tyre.

Në vitin 1992, Radio Publike Kombëtare në Amerikë bëri shaka për ish-Presidentin Richard Nixon, duke thënë se ai ishte duke kandiduar përsëri për president, por fjala ishte për një aktor me emër të njejtë “Nixon”, e cila ishte e gjitha një shaka e Ditës së gënjeshtrave që kapi vendin në befasi.

The very best April Fools' Day pranks of all time. No, really ...

Por, për “Ditën e 1 Prillit” është e zakonshme të bëhen shaka, mashtrime dhe “pranks’” nga më të ndryshmet që zgjasin vetëm për këtë datë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika