Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Shipitullë të Obiliqit.
Rasti është raportuar më 16 gusht 2026, rreth orës 21:00.
“Është raportuar se viktima m/k është pa shenja jete, në vendin ku ishte duke punuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.