PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Mbrojtja e Kushtetutës dhe rendit demokratik, përgjegjësi e përbashkët

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë.

Gjatë mbledhjes, Kryesia e PDK-së i ka shprehur mirënjohje Grupit Parlamentar të PDK-së për angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike në Kosovë.

PDK-ja ka vlerësuar se janë evidente shkeljet e Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës. Sipas Kryesisë, këto zhvillime përbëjnë cenim të themeleve të Kosovës si shtet demokratik dhe parlamentar.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se mbrojtja e Kushtetutës, institucioneve dhe rendit demokratik mbetet përgjegjësi e përbashkët.

“Mbrojtja e Kushtetutës, institucioneve dhe rendit demokratik mbetet përgjegjësi e përbashkët. PDK-ja është e vendosur në përmbushjen e këtij obligimi”, ka theksuar Hamza.

Kryesia e PDK-së ka bërë të ditur se do të vazhdojë t’i përcjellë nga afër zhvillimet politike në vend dhe, sipas nevojës, do të ndërmarrë veprimet e duhura për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, demokracisë dhe parlamentarizmit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika