Edhe një asambleiste e LDK-së në Obiliq jep dorëheqje për shkak të qëndrimit ndaj Ligjit për Specialen

Vlora Mjekiqi-Kabashi, asambleiste e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin Komunal të Obiliqit, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha detyrat dhe funksionet që ka mbajtur në këtë parti.

Mjekiqi-Kabashi ka bërë të ditur se do ta vazhdojë mandatin e saj si asambleiste e pavarur në Kuvendin Komunal të Obiliqit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka theksuar se, përveç pozitës së asambleistes, ka qenë edhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Obiliq dhe delegate në Kuvendin Zgjedhor të partisë.

Ajo ka thënë se vendimi i saj lidhet me qëndrimin ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe mospajtimin me qëndrimin që, sipas saj, ka mbajtur LDK-ja.

“E vetëdijshme se Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri, e mbështetur edhe nga SHBA-ja dhe NATO-ja, dhe e bindur se liria është më shumë se çdo përkatësi partiake. Pasi LDK-ja nuk e mbështeti këtë parim themelor se liria është mbi çdo parti, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha detyrat dhe funksionet që kam në LDK”, ka shkruar ajo.

Mjekiqi-Kabashi ka deklaruar se nga tani do të veprojë si asambleiste e pavarur.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika