8 vjet pa kryeshef, ish-kandidatja për deputete e VV-së pritet të udhëheq AKPPM-në

Vlora Nimani-Hajnuni ka dal e para në rezultatet e konkursit për pozitën e Kryeshefit të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Pas tetë vitesh pa udhëheqës, tash procesi po finalizohet ndonëse përzgjedhja e saj ka ngritur dyshime për favorizim politik. Ajo ka qenë kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje dhe këshilltare e ish-zv.ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Ka më shumë se tetë vjet që s’ka udhëheqës.

Deri tash, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale funksioni me ushtrues detyre madje as s’pati punësime të stafit tjetër.

Por nga e marta, në bazë të rezultateve të konkursit për kryeshef, këtë pozitë do ta ketë ish-kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje e ish-këshilltarja e ministrit të drejtësisë, Vlora Nimani-Hajnuni.

Megjithëse, e para në listë, sipas rezultateve të publikuara, ajo nuk pati performancë të mirë në testin me shkrim por qenë pikët e intervistës ato që e vendosën në krye të listës.

“Në rastin konkret krijohet një tendencë, një konflikt interesi se në rastin konkret kemi të bëjmë me politizim të këtij institucioni dhe kjo është problematike edhe për kandidatët të cilët kanë qenë pjesë e garës por edhe për palët e treta që potencialisht kërkojnë shërbime nga ky institucion”, ka deklaruar Gzim Shala nga IKD.

Shala konsideron që është shqetësuese mënyra se si ka funksionuar institucioni deri më tani.

“Fillimisht është shqetësuese fakti se kjo pozitë është mbajtur për kaq gjatë me ushtrues detyre për kundër faktit që legjislacioni në fuqi nuk e lejon që kjo pozitë të mbahet, në bazë të ligjit të fundit, të plotësim ndryshimit të ligjit për zyrtarët publik maksimumi që mund të mbahet një pozitë është në dy vite”, ka theksuar Shala.

Sipas njohëses së politikave shëndetësore, Saranda Ramaj, kjo tregon që edhe kjo pozitë me rëndësi, është e politizuar.

‘Megjithatë ka absolutisht që kjo pozitë si të gjitha pozitat tjera edhe në shëndetësi edhe në sektor tjerë është e politizuar, nuk dua ta paragjykoj për kualitetet dhe vlerat që mundet me sjellë në menaxhimin e këtij institucioni absolutisht një nga më të rëndësishmit”, ka theksuar Ramaj.

Ramaj tha se do të jetë sfiduese udhëheqja e këtij institucioni.

“Do të jetë sfiduese për këdo që do të bëhet kryeshef  kjo për faktin që për tetë vjet aty as nuk është shtuar ndonjë punonjës, ka mungesë të stafit ka absolutisht mungesë efikasiteti”.

Sipas procedurave të parapara ligjore, tani Ministria e Shëndetësisë do të propozojë kryeshefin për votim në një nga mbledhjet e Qeverisë.

Televizioni për këtë ka pyetur MSH-në por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika