Tragjedi ajrore në Alaska, tetë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit

Tetë persona kanë humbur jetën pasi një avion charter u rrëzua pranë një zone të largët radarësh në Alaskën perëndimore.

Sipas autoriteteve amerikane, në avion ndodheshin dy pilotë dhe gjashtë pasagjerë, ndërsa aksidenti ndodhi të enjten gjatë afrimit për ulje në aeroportin e Cape Newenham, rreth 725 kilometra në perëndim të Anchorage, raporton CNN përcjell Dukagjini.

Avioni ishte nisur nga Anchorage dhe po kryente një fluturim të kontraktuar drejt zonës ku ndodhet një stacion radarësh që përdoret për monitorimin e hapësirës ajrore të Alaskës dhe kufijve të saj.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika