Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka ndërmarrë hapa të rinj për forcimin e standardeve të sjelljes, sigurisë dhe rehabilitimit në institucionet korrektuese.
Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, ka nënshkruar Kodin e Mirësjelljes së Personave të Burgosur në Institucionet Korrektuese dhe Udhëzuesin për zbatimin e kritereve dhe sqarimin e faktorëve për shfrytëzimin e pushimit jashtë institucionit korrektues për personat e dënuar.
Sipas SHKK-së, këto dy akte synojnë të krijojnë rregulla më të qarta dhe të standardizuara për menaxhimin e personave të dënuar dhe të paraburgosur, duke forcuar njëkohësisht rendin, disiplinën dhe sigurinë në institucionet korrektuese.
“Të dyja këto akte synojnë të forcojnë standardet e sigurisë, rendit dhe disiplinës në institucionet korrektuese, duke krijuar një qasje më të qartë dhe të standardizuar në menaxhimin e personave të burgosur dhe në proceset që lidhen me rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre.