Skandal në Slloveni, Presidentja dyshohet për lidhje me inteligjencën ruse

Në Slloveni ka shpërthyer një debat i fortë politik dhe i sigurisë pas raportimeve për lidhjet e personave të afërt me presidenten Natasha Pirc Musar me individë të lidhur më herët me strukturat e inteligjencës ruse.

Presidentja i ka mohuar kategorikisht pretendimet për çfarëdo bashkëpunimi me inteligjencën ruse.

Në qendër të polemikave është Viktorija Krivolucka, shtetase me origjinë ruse dhe mike shumëvjeçare e presidentes. Emri i saj mori vëmendje pas aksidentit rrugor të Pirc Musar më 31 korrik, kur u bë e ditur se Krivolucka ndodhej në të njëjtën veturë. Mediat sllovene raportojnë se ajo ka shtetësi sllovene që nga viti 2016 dhe se para marrjes së saj ishte kontrolluar nga policia dhe shërbimi slloven i inteligjencës, SOVA, rapoton Dnevnik përcjell Dukagjini.

Raportimet e Dnevnik dhe agjencisë austriake APA kanë zbuluar se Krivolucka kishte pasur në të kaluarën lidhje me Roman Jegliç, ish-zëvendësdrejtues i shërbimit të dikurshëm slloven të inteligjencës VIS, i cili më vonë u largua drejt Rusisë. Po ashtu, është raportuar se Pirc Musar dhe Krivolucka kanë udhëtuar së bashku disa herë në Rusi përpara se Pirc Musar të bëhej presidente.

Çështja ka mbërritur edhe në Parlament. Deputeti i SDS-së Zhan Mahniç i ka kërkuar Qeverisë që SOVA, inteligjenca ushtarake dhe institucionet e tjera të ndërpresin përkohësisht dërgimin e raporteve të inteligjencës dhe sigurisë te presidentja dhe kabineti i saj, duke kërkuar vlerësim të rrezikut kundërzbulues.

Zyra e Presidentes ka reaguar duke i cilësuar pretendimet për bashkëpunim me një rrjet rus spiunazhi si të pavërteta. Ajo ka deklaruar se Pirc Musar nuk e njeh personalisht dhe nuk është takuar asnjëherë me Jegliç, ndërsa Krivolucka nuk ka pasur kontakte me të prej më shumë se 15 vjetësh.

Pavarësisht mohimeve, rasti ka hapur debat në Slloveni mbi sigurinë e informacioneve të klasifikuara dhe kontaktet private të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Deri tani, megjithatë, ”nuk është paraqitur ndonjë provë publike që presidentja Pirc Musar ka bashkëpunuar me inteligjencën ruse”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika