Nënkryetarja Musmurati: Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë, Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve

Një ditë pas nisjes së “Orës së Pritjes” në Prishtinë, ku filloi numërimi së prapthi drejt 16 shtatorit në pritje të çlirimtarëve, Kryeqyteti ka vazhduar sot me aktivitetin e radhës në kuadër të kësaj fryme.

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se qyteti ka nisur të stoliset me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si simbol i historisë, sakrificës dhe krenarisë kombëtare.

“*Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë sepse Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve ❤️

Në çdo shesh, një simbol i historisë, sakrificës dhe krenarisë sonë”, ka shkruar Musmurati.

Ky aktivitet vjen pas lansimit të “Orës së Pritjes”, e cila u aktivizua të shtunën në Bulevardin “Nëna Terezë” dhe po numëron ditët, orët, minutat dhe sekondat deri më 16 shtator.

Aktivitetet në Kryeqytet po zhvillohen në mbështetje të mesazhit “Kosova po pret”, si dhe të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika