Prokuroria për vrasjen në Prizren: 81-vjeçari dyshohet se privoi nga jeta gruan e tij duke ushtruar dhunë fizike

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e rëndë që ka ndodhur pas mesnate në Prizren, ku një 81-vjeçar dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij 80-vjeçare.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 26 gusht, rreth orës 01:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

I dyshuari B.D. është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit të shtetit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Sipas Policisë, në bazë të evidencave të deritanishme, çifti nuk kishte pasur raste të mëhershme të dhunës të raportuara.

Dyshohet se burri vret gruan në Prizren, arrestohet 81-vjeçari

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika