Nga 60 deri në 100 euro, ekzekutohen subvencionet për tekstet shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar Katalogun Zyrtar të Teksteve Shkollore dhe ka ekzekutuar mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Sipas njoftimit të MASh, mjetet janë transferuar në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë përfitues.

Procesi i aplikimit për subvencionim ka nisur më 27 korrik përmes platformës eKosova. Aplikimet janë verifikuar fillimisht nga koordinatorët e autorizuar në shkolla, ndërsa listat e verifikuara i janë nënshtruar më pas verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i Ministrisë së Arsimit.

Pas përfundimit të këtij procesi, lista e përfituesve i është dërguar Ministrisë së Financave për realizimin e pagesave.

Ndërkohë, MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të teksteve shkollore. Në bazë të rezultateve të negociatave, Ministria ka miratuar katalogun zyrtar, ku përcaktohen çmimet e shitjes për secilin tekst.

Vlera e subvencionimit për tekstet shkollore në gjuhën shqipe, sipas klasave, është:

  • Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
  • Klasa 3 – 65 euro;
  • Klasa 4 – 70 euro;
  • Klasa 5 – 80 euro;
  • Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
  • Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin e katalogut, prindërit mund të blejnë tekstet shkollore sipas çmimeve të përcaktuara.

Ndërkaq, sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që pritet të regjistrohen në afatin e dytë.

Aplikimi mbetet i hapur edhe për prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë aplikuar ende për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika