Shala: LVV dhe LDK do të arrijnë marrëveshje për presidentin

Analisti i çështjeve politike, Ibrahim Shala, ka vlerësuar se fakti që Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku kanë diskutuar për emra konkretë për presidentin e ardhshëm të Kosovës tregon se bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë hyrë në një fazë më konkrete.

Duke folur në emisionin FIVE në TV Dukagjini, Shala ka komentuar takimin e së mërkurës mes Kurtit dhe Abdixhikut, ku dy liderët kanë konfirmuar se kanë shqyrtuar kandidatura konkrete, por kanë refuzuar t’i bëjnë publike për shkak të ndjeshmërisë së procesit.

Sipas Shalës, kalimi nga diskutimi për kriteret dhe profilin e presidentit te emrat konkretë paraqet një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për tejkalimin e krizës institucionale.

“Procesi ka fillimin, ka shtjellimin dhe ka përfundimin. Unë e vlerësoj që ky procesi i bisedimit për përzgjedhjen e kandidatit për presidentit është në fazën e fundit. Dhe si fazë e fundit do të marrë kohën e vet të nevojshme deri sa të qartësohen çështjet dhe dy palët të bien dakord. Dhe jam i bindur që ky bashkëbisedim mes LVV dhe LDK-së do ta nxjerrë presidentin e ardhshëm të Kosovës”, ka thënë Shala.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut zgjati pothuajse tri orë, ndërsa pas tij të dy liderët konfirmuan se bisedimet do të vazhdojnë.

Kurti deklaroi se është diskutuar për herë të parë “me dhe për emra të përveçëm”, duke theksuar se kandidaturat nuk do të bëhen publike derisa të arrihet pajtueshmëri për to.

Edhe Abdixhiku tha se emrat e diskutuar janë, në masë të madhe, në përputhje me parimet e dakorduara më herët dhe se palët do të takohen sërish për ta finalizuar procesin.

Zgjedhja e presidentit të ri është bërë çështje kyçe për tejkalimin e krizës institucionale në Kosovë.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika