Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?

Hap pozitiv po konsiderohet nga analistët politik takimi i mbrëmshëm mes Albin Kurtit e Lumir Abdixhikut, në të cilin u tha se u diskutuan emra të përveçëm që mund të kandidohen për president. Por asnjëri nga liderët e partive nuk pranoi të tregoj se kush janë emrat e diskutuar.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Edhe njëherë tjetër Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, janë ulur në tavolinë, për të diskutuar për presidentin e ri të vendit.

Por, për dallim nga takimet e mëparshme, ai së mërkurës ka shënuar hap para, meqë sipas liderëve të dy partive, Albin Kurti e Lumir Abdixhiku, janë diskutuar emra të përveçëm për president konsensual.

Ndonëse emrat nuk u treguan, një diskutim i tillë po konsiderohet hap pozitiv.

Sipas analistit politik, Basri Muja duhet përshpejtuar procesin si shkak i situatës në të cilën ndodhet Kosova.

“Kjo fazë nuk do duhej të zgjaste shumë sapo LVV-ja e LDK-ja të identifikojnë dy apo tre emra që mund të jenë të pranueshëm për të dya palët mendoj se këta persona do duhej të kontaktoheshin menjëherë, pra sipas meje rendi që do të ndiqet dhe i cili do ishte racional do ishte i tillë se do këkrohej një dakordim politik për profilin dhe emrat potencial”, ka thënë Muja.

Në anën tjetër, profesori i shkencave politike, Jeton Kelmendi thotë se takimet e tilla janë vetëm zvarritje dhe çdo lloj marrëveshje e mundshme është jo kushtetuese, meqë ka kaluar afati.

“Çdo takim, çdo bisedë, çdo marrëveshje jo vetëm mes LDK-së e LVV-së, por edhe në qoftë se edhe tek 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë një kandidat kushto qoftë ai do jetë president paralel, natyrisht edhe qeveria edhe cdo institucion që del nga këto zgjedhje janë paralele sepse kanë shkelur rëndë kushtetutën e Kosovës, si organi më i lartë interpretues i ligjeve të shtetit”, ka thënë Kelmendi.

Kurti e Abdixhiku pas takimit të mbrëmshëm, kanë paralajmëruar edhe takime të tjera, për të gjetur një gjuhë të përbashkët rreth emrit të kandidatit për president të ri, ndërkohë që konstituimi i Kuvendit vazhdon të mbetet edhe më tutje pezull.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika