Shkon në mbi 500 numri i të vdekurve në Nepal teksa mbi 1.500 ende të zhdukur

Nepali dhe Kina kanë rifilluar të premten operacionet e shpëtimit, të cilat ishin pezulluar përkohësisht në zonat e goditura nga përmbytjet në Himalaje, pasi rreziku nga një liqen që po tejmbushej u vlerësua si i menaxhueshëm, duke zbutur frikën për një katastrofë të re.

Një shembje e akullnajës të mërkurën shkaktoi një vërshim të madh shkëmbinjsh, akulli, balte dhe mbeturinash përgjatë sistemeve lumore malore të Himalajeve, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 579 personave në Nepal dhe pesë në Tibet të Kinës.

Numri i personave të zhdukur në Nepal është pothuajse dyfishuar, duke arritur në 1,924, njoftoi të premten autoriteti i vendit për fatkeqësitë.

Të paktën 558 persona rezultojnë të zhdukur në qarkun Gyirong të Tibetit, përfshirë 260 shtetas të huaj, njoftoi të enjten transmetuesi shtetëror kinez CCTV, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Sipas Kryqit të Kuq, vlerësohet se më shumë se 90,000 persona janë prekur nga fatkeqësia.

Përmbytjet çuan në formimin e një liqeni, i cili të premten nisi të derdhej në lumenjtë Lhende Khola dhe Trishuli.

Derdhja e ujit shkaktoi panik dhe paralajmërime nga autoritetet në Nepal, duke bërë që operacionet e shpëtimit të pezulloheshin për rreth tre orë. Për shkak të rrezikut, të gjithë personeli dhe automjetet kineze të shpëtimit u tërhoqën gjithashtu, raportoi CCTV.

Operacionet e shpëtimit u rifilluan nga të dyja palët pasi rreziku u zbut, ndërsa zyrtarët nepalezë thanë se ende shpresojnë të gjejnë të mbijetuar.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika