Sulmohet Policia e Kosovës në veri, pesë policë të lënduar

Si pasojë e një sulmi nga një kamioni, i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, janë lënduar pesë zyrtarë policorë. Policia e Kosovës ka njoftuar se automjeti përgjegjës është ndaluar dhe vozitësi i tij me incinialet A.D, është arrestuar

Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi nga një kamioni, i cili dyshohej për kontrabandim mallrash. Kamioni ka dëmtuar automjetin e Policisë pas dy goditjesh.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës janë penguar nga dy automjete civile në Komunën e Leposaviqit gjersa kishin tentuar të ndalonin një kamion, i cili dyshohej për kontrabandim mallrash.

Si pasojë e këtij sulmi, janë lënduar pesë zyrtarë policorë dhe është dëmtuar automjeti i policisë, njofton Policia e Kosovë.

Sipas një postimi të Policisë së Kosovës, kamioni i dyshuar, me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre, dhe me këtë rast, kamioni ka goditur dy herë një veturë zyrtare policore.

Vetura e goditur

Bëhet e ditur se me qëllim të ndalimit të rrezikut, janë përdorur edhe armët nga Policia e Kosovës.

“Duke parë rrezikun e lartë për jetën e zyrtarëve policorë si dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim të ndalimit të rrezikut duke edhe përdorur armën zyrtare”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, automjeti përgjegjës është ndaluar dhe vozitësi i tij me incinialet A.D, është arrestuar. Ai është dërguar në mbajtje duke iu inciniuar rastet “Kalim i Kufirit Ilegal”, “Kontrabandim Me Mallra”, dhe “Sulm ndaj Personit Zyrtar”.

Ndër të tjera, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve regjionale të policisë kufitare, njësia e antiterrorizmit, njësia e forenzikës si dhe Dogana e Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika