Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike komunale për pastrimin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të hënën se Kryeqyteti do të krijojë një ndërmarrje të re publike komunale për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave.

Rama, së bashku me nënkryetarët Florian Dushi dhe Besiana Musmurati, gjatë një konference për media ka thënë se vendimi është marrë pas takimeve me kryetarët e komunave që janë pjesë e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, si dhe me menaxhmentin dhe punëtorët e kësaj kompanie.

Sipas Kryeqytetit, aktualisht Prishtina mbulon pjesën kryesore të punës së Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, e cila ofron shërbime edhe në Obiliq, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë dhe Drenas.

“Ky sistem nuk po arrin më t’u përgjigjet nevojave të Kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Kryeqyteti ka kritikuar edhe vonesat lidhur me një marrëveshje me bankën gjermane KfW, e cila, sipas Komunës, parasheh investim prej 74.1 milionë eurosh në sistemin e pastrimit dhe menaxhimit të mbeturinave.

Sipas Kryeqytetit, që nga viti 2024 marrëveshja nuk është nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ndërsa Komuna pretendon se i ka përmbushur të gjitha obligimet e saj.

“Pasojat e këtij bllokimi po i bartin qytetarët e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Komuna ka bërë të ditur se punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” nuk do të mbeten pa punë dhe se ata do të përfshihen në sistemin e ri.

Kryeqyteti gjithashtu ka theksuar se, bazuar në Ligjin për Kryeqytetin, për krijimin e ndërmarrjes së re nuk nevojitet pëlqimi i Qeverisë.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika