Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish në Kuvend

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.

Takimi mes dy liderëve ka nisur rreth orës 16:00.

Në oborrin e Kuvendit shihet edhe vetura e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimi vjen një ditë pasi gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër marrëveshjes së arritur mes Kurtit dhe Abdixhikut për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Pas kundërshtimit të deputetëve, Abdixhiku tha se ndjeu keqardhje, ndërsa Kurti deklaroi se “situata e re kërkon takime të reja”.

Të fundit nga rubrika