Sadiku: Është gabim të thuhet se gjashtë deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka thënë se situata politike pas kundërshtimit të marrëveshjes mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për zgjedhjen e presidentit ende mund të zgjidhet.

Sadiku ka deklaruar se dialogu nuk ka përfunduar dhe ka shprehur shpresën që palët të takohen sërish për të gjetur një zgjidhje.

“E kam një bindje ende që nuk të dalim prej kësaj situate. Shpresoj të takohemi prapë. Nuk ka përfunduar gjithçka. Nuk ka përfunduar bashkëbisedimi”, ka thënë Sadiku në Debat Plus.

Duke iu referuar kritikave ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së që kundërshtuan marrëveshjen për presidentin, Sadiku ka thënë se është e gabuar që përgjegjësia për krizën institucionale t’u atribuohet atyre.

“Ne i kemi 18 deputetë. Janë edhe 102 deputetë të tjerë që munden me i zgjedh krejt problemet e tjera që janë në Kosovë. Mund ta zgjedhin presidentin, qeverinë, ta konstituojnë Kuvendin”, ka deklaruar ai.

Sipas Sadikut, LDK-ja nuk mund të bartë e vetme përgjegjësinë për situatën e krijuar politike.

“Nuk e ka LDK, është gabim i tmerrshëm që dikush ia, këtë e kemi marrë ne si barrë. Por me thënë që gjashtë deputetë po e dërgojnë vendin në zgjedhje është matematikisht gabim, moralisht gabim, logjikisht gabim”, ka thënë Sadiku.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika