Kryeprokurori i Shtetit: Vënia para drejtësisë e autorëve të krimeve në Prekaz mbetet mision

Kryeprokurori i Shtetit ka vlerësuar punën e Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit për hetimin dhe ngritjen e aktakuzës ndaj 35 personave për krime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz.

Në një deklaratë të publikuar të premten, Kryeprokurori i Shtetit e ka cilësuar rastin si një nga më të ndjeshmit dhe më të rëndët e ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Kryeprokurori i Shtetit vlerëson angazhimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të tjera zbatuese të ligjit, të cilat kanë qenë të angazhuara në të gjitha fazat e procedurës penale, që nga hetimi e deri te ngritja e aktakuzës ndaj 35 personave për krime lufte, të kryera në lagjen e Jasharëve në fshatin Prekaz të Komunës së Skenderajt. Ky është njëri nga rastet më të ndjeshme dhe më të rënda të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe vënia para përgjegjësisë e urdhërdhënësve dhe autorëve të këtyre krimeve ka qenë dhe mbetet mision i institucionit të Prokurorit të Shtetit për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit nga rubrika