Ndalohet për 48 orë i dyshuari që tentoi ta vriste një grua në Klinë

Foto ilustruese

Një person është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se të dielën në Klinë ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” ndaj një gruaje, ndërsa dyshohet se ka sulmuar fizikisht edhe një grua tjetër.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Dukagjinin se ndalimi i të dyshuarit është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale ‘vrasje e rëndë në tentativë’. Brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesa për sigurimin e tij në procedurë penale. Për ndriçimin e këtij rasti janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Nikçi.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 18:30 në Klinë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas arrestimit ishte dërguar në repartin e psikiatrisë, nën mbikëqyrjen e njësive policore.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika