Prokuroria Speciale mirëpret aktgjykimin fajësues në rastin “53-milionëshi”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dhënë edhe në rigjykim, në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Aktgjykimi ka të bëjë me të pandehurit P.L., E.B., N.Sh. dhe B.T., të cilët akuzoheshin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në reagimin e saj, Prokuroria Speciale e ka cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e ndëshkueshmërisë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

“Ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit, garantimin e ndëshkueshmërisë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, duke dëshmuar se keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe i parasë publike duhet të ketë përgjegjësi ligjore”, thuhet në reagim.

Edhe në rigjykim për “53-milionëshin”, Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim efektiv

Prokuroria Speciale ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe ndjekjen penale të të gjithë kryerësve të mundshëm.

Ndryshe,

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në procesin e rigjykimit lidhur me rastin e njohur si “53-milionëshi”, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të cilët ngarkohen për keqpërdorim të detyrës lidhur me autostradën “Arbën Xhaferi”.

Të akuzuarit u dënuan sikurse në gjykimin e parë- Lekaj me 3 vjet e 8 muaj burgi, Tahiri dhe Shatri me nga 1 vit e 8 muaj burigm, dhe Berisha me 3 vjet e 3 muaj burgim.

Në këtë rast, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, ngarkoheshin nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi është marrë të mërkurën nga trupi gjykues i përbërë nga Violeta Namani-Hajra- kryetare, Rrahman Beqiri dhe Donikë Shala-Abdyli-  anëtarë.

Sipas vendimit, Lekaj u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet e 8 muaj burgim. Ndaj tij u shpall edhe dënim plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratë publike në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika