Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit B.Z., i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas seancës dëgjimore të mbajtur më 9 shtator 2026, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Armend Lokaj, ka vendosur që B.Z. të mbahet në paraburgim për një muaj, duke filluar nga data 6 shtator 2026, ora 19:25, deri më 6 tetor 2026, ora 19:15.

“I pandehuri B.Z., paraburgimin e caktuar do ta mbajë në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Masa e paraburgimit është caktuar në bazë të dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve, përmes Gjykatës Themelore në Pejë, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika