Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesën e përkrahjes ndaj propozimeve të partive të tjera për nënkryetarë të Kuvendit.
Ajo ka thënë se LDK-ja ka propozuar Kujtim Shalën, për të cilin konsideron se me përvojën e tij i bën nder Kuvendit të Kosovës.
“Kjo është situatë e paprecedentë ku nuk vazhdohet konstituimi në mungesë të përkrahjes nga VV-ja për propozimet që i kanë bërë partitë tjera për nënkryetar. Në emër të LDK-së shprehim indinjatën tonë. Ne kemi për obligim që t’i japim propozimet tona më të mira. E propozuam Shalën sepse mendojmë se përvoja e tij i jep nder Kuvendit të Kosovës. Është praktikë krejt e paprecedentë. VV-ja po harron që jemi jashtë afateve kushtetuese”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu pas seancës.