VAKAT u bën thirrje boshnjakëve t’i bashkohen Marshit për Liri

Kryetari i Koalicionit VAKAT, Rasim Demiri, ka shprehur mbështetjen e tij për Marshin për Liri, i cili do të mbahet të shtunën në Prishtinë, duke nisur nga ora 14:00.

Demiri ka thënë se Marshi për Liri është një shprehje për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën, si dhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Ai ka deklaruar se shpreson që aktgjykimi përfundimtar, i cili pritet të shpallet më 16 shtator, të jetë lirues për pjesëtarët e UÇK-së.

“Si përfaqësues i komunitetit boshnjak, konsideroj se në momente të tilla duhet të jemi parimorë, të përgjegjshëm dhe solidarë, veçanërisht kur bëhet fjalë për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor”, ka shkruar Demiri.

Demiri u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit boshnjak dhe të gjithë qytetarëve që ndajnë këto vlera që t’i bashkohen Marshit për Liri në Prishtinë.

“Le të jemi së bashku në mbrojtje të drejtësisë, dinjitetit dhe së vërtetës”, ka shkruar Demiri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika