Policia e Kosovës ndërmerr masa të sigurisë për marshin në mbështetje të çlirimtarëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë për marshin e organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Sipas njoftimit të Policisë, marshi do të zhvillohet në sheshet kryesore “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” dhe “Skënderbeu”.

Sipas Policisë, qëllimi i masave është garantimi i sigurisë së pjesëmarrësve, qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, si dhe ruajtja e rendit dhe qetësisë publike.

Sipas planifikimeve policore, rrugët që pritet të bllokohen për qarkullim janë “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymberi”. Megjithatë, Policia ka paralajmëruar se, varësisht nga nevojat operative, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit edhe në rrugë të tjera.

Për menaxhimin e trafikut janë paraparë edhe angazhime të njësive patrulluese të trafikut, të cilat, në rast nevoje, do të bëjnë riorientimin e qarkullimit në rrugë alternative.

Policia e Kosovës ka theksuar se e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehje të lirë përmes tubimeve dhe marshimeve të qeta, në përputhje me Ligjin për Tubimet Publike.

Njëkohësisht, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në marsh që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe të kontribuojnë që aktiviteti të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të sigurt.

Zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren para, gjatë dhe deri në përfundim të marshit, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika