Treni del nga shinat në Francë, 44 persona të lënduar

Të paktën 44 persona u plagosën, përfshirë një në gjendje të rëndë, pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Francën veriore, thanë autoritetet lokale. Midis të plagosurve është një vajzë 18-vjeçare e cila u transportua me helikopter në spital në gjendje kritike .

Ministri i Transportit i Francës, Philippe Tabaro, tha se në tren kishte rreth 180 pasagjerë, i cili po udhëtonte midis Rouen dhe Caen në Normandi.

Rreth 140 zjarrfikës dhe anëtarë të shërbimeve të tjera të emergjencës u dërguan në vendin e aksidentit, pranë komunës së Cleon, në jug të Rouen.

Shkaku i daljes nga shinat e trenit është aktualisht i panjohur, raporton BBC.

Autoritetet lokale aktivizuan një plan për t’u marrë me numrin e madh të të plagosurve pasi treni doli nga shinat pak para orës 20:00 sipas orës lokale.

Fotot që u shfaqën më vonë tregonin pasagjerë që po dilnin nga treni i dëmtuar. Mediat franceze raportojnë se tre kompozime u përmbysën.

Kompania shtetërore hekurudhore SNCF tha se incidenti shkaktoi “ndërprerje të konsiderueshme” të trafikut hekurudhor në zonë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika