Haradinaj: Sot Kosova dha verdiktin – pafajësi dhe liri për çlirimtarët

Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas Marshit për Liri të mbajtur sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Haradinaj ka thënë se marshi i kujtoi mobilizimin e dikurshëm të luftës në malet e Kosovës, duke theksuar se qytetarët u bashkuan në sheshin e Prishtinës nën simbolikën e UÇK-së.

“Sot marshuam për Liri si dikur maleve të Kosovës! Sot u bashkuam në shesh të Prishtinës, si dikur nën logon e UÇK-së me djemtë dhe vajzat më të mira të këtij vendi. Sot Kosova foli fuqishëm për liri dhe dha verdiktin: pafajësi e plotë dhe liri për Çlirimtarët! Rroftë UÇK!”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika