Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Ferizaj, ndërsa rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 12 shtator 2026, rreth orës 21:18. Njësiti policor, së bashku me ekipin mjekësor, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur viktima mashkullore.
“Njësiti policor pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur pa shenja jete viktima m/k, në trupin e të cilit dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike”, thuhet në raport.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është nën hetim.