Vetëvendosje propozon Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin, për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Propozimi i është dorëzuar u.d. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, nga Arbërie Nagavci, kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në letrën zyrtare, të datës 13 shtator 2026, LVV thotë se propozimi bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026.

“Lëvizja VETËVENDOSJE!, si subjekt politik që ka fituar zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor 2026, propozon mandatarin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në dokument.

Në fund të letrës, Arbërie Nagavci ka propozuar zyrtarisht Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika