Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet për formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.
Në rend dite është vetëm një pikë – zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Seanca vjen pak orë pas konstituimit të Kuvendit dhe mandatimit të Kurtit për formimin e ekzekutivit të ri.
Kurti pritet t’u paraqesë deputetëve programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të tij, të cilat do t’i nënshtrohen votimit në Kuvend.
Në sallë janë të pranishëm 70 deputetë, ata të LVV-së, Listës Serbe dhe disa prej komuniteteve.
Mungojnë ata të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës.