“Ora e Pritjes” nis edhe në Oslo, mërgata ngrihet në mbështetje të çlirimtarëve

“Ora e Pritjes” ka nisur sot edhe në Oslo të Norvegjisë, ku mërgata shqiptare është bashkuar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në prag të 16 shtatorit, ditës kur pritet vendimi përfundimtar në Hagë.

Me vetëm pak ditë të mbetura deri te 16 shtatori, shqiptarët në Norvegji po i bashkohen zërit të fuqishëm që po dëgjohet gjithandej: Kosova po pret drejtësi. Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve të saj.

I ftuar në këtë aktivitet ishte edhe përfaqësuesi i platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe mobilizimin e mërgatës.

Ai tha se nga Kosova e deri në diasporë po përcillet i njëjti mesazh – se shqiptarët janë të bashkuar në pritje të drejtësisë dhe të kthimit në atdhe të atyre që morën përgjegjësi në ditët më të vështira për vendin.

“Ora e Pritjes” në Oslo është organizuar nga përfaqësues politikë, veprimtarë, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Norvegji.

Teksa i pranishëm ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me këtë aktivitet, edhe Oslo i bashkohet qyteteve të shumta në Kosovë dhe diasporë që po numërojnë orët drejt 16 shtatorit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika