Një shtetas i huaj është ndaluar nga njësia patrulluese në Han të Elezit, pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht vijën kufitare në këmbë.
Rasti është raportuar më 14 shtator 2026, rreth orës 13:15. Gjatë verifikimit, Policia ka konstatuar se i dyshuari kishte ndalesë aktive për dy vite për hyrje në territorin e Kosovës.
“Njësia patrulluese ka ndaluar të dyshuarin mashkull, shtetas të huaj, i cili këmbë ilegalisht kishte kaluar vijën kufitare”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin, me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.