Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës tërheq 52-vjeçarin e pajetë nga Beogradi, në Valbonë

Me të arritur në vendngjarje, ekipi i  ShKShMK-së në ndihmë nga vullnetarët kanë bërë transportin e viktimës me barrelë deri te vendaterimi i helikopterit

Valbonë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se një person 52-vjeçar, banues në Beograd, ka humbur jetën në Valbonë si shkak i një arresti kardiak.

Përmes një postimi në Facebook, Qendra e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se të premten e 16 korrikut ka marrë një telefonatë ndihme nga persona të afërt me viktimën.

Pasi zona është përshkruar nga Policia e Shtetit të Shqipërisë, ata kanë rënë dakord që viktima nuk mund të evakuohet nga ajri me helikopter për shkak të mosposedimit të vinçit.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës

Me të arritur në vendngjarje, ekipi i  ShKShMK-së dhe bjeshkatari njëherësh, vullnetari Saimir Kalbaj kanë filluar evakuimin e viktimës me barrelë dhe sistem litarësh deri te vendaterimi i helikopterit.

Sipas informatave të para, viktima me inicialet G. S 52-vjeçar, banues në Beograd, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika