Kusari-Lila: Duhet të mbështetet mbrojtja e krerëve të UÇK-së në apelim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se hapi i radhës pas vendimit të djeshëm ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të jetë mbështetja e plotë për ekipet mbrojtëse dhe komunikimi me të gjithë akterët relevantë.

Kusari-Lila ka deklaruar për KosovaPress se duhet të punohet për të krijuar mundësinë që në fazat e mëtejme të procesit në apelim të arrihet një verdikt lirues për të katër ish-krerët e UÇK-së.

Sipas saj, ajo që është thënë dhe prezantuar gjatë ditës së djeshme ka qenë rënduese jo vetëm për të akuzuarit, por edhe për Kosovën dhe përpjekjen shumëvjeçare për liri.

“Hapi i radhës është përgatitja, është së pari mbështetja e plotë për ekipin mbrojtës, e natyrisht edhe në aspektin e mbajtjes së vëmendjes e komunikimit me të gjithë akterët relevantë, për të ardhur deri në pikën ku një verdikt lirues do të jetë për të katërtit, për arsye se ajo çfarë u tha e u prezantua dje ishte më shumë se rënduese, jo vetëm për ata si individë, por edhe për të gjithë Kosovën, e natyrisht edhe për përpjekjen e betejën shumëvjeçare që është bërë për lirinë”, ka thënë Kusari-Lila.

Sipas saj, ajo që është thënë dhe prezantuar gjatë ditës së djeshme ka qenë rënduese jo vetëm për të akuzuarit, por edhe për Kosovën dhe përpjekjet shumëvjeçare për liri.

Kusari-Lila e ka cilësuar vendimin e djeshëm si “trishtues dhe të rëndë”, duke thënë se ai ka prekur jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe shqiptarët në përgjithësi.

“Vendimi i djeshëm ka qenë trishtues edhe i rëndë. Jo veç për qytetarët e Republikës së Kosovës po për gjithë shqiptarët. Gjithsesi që e mirëkuptoj edhe pezmin e frustrimin e protestën, po ajo çka është shumë e rëndësishme në këto momente është që të jemi të matur e të bëjmë veprimet e duhura që do të sjellin lirimin e plotë dhe të pakushte të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që padrejtësisht u rënduan me atë verdikt të ditës së djeshme. Prandaj, ajo çfarë ndodhi dje ka hapësirë e mundësi të korrigjohet, por duhet të jemi të bashkuar, me plan të qartë e natyrisht edhe me mençuri të lartë që të planifikojmë hapin e radhës për të sjellë drejtësinë e merituar”, ka theksuar Kusari-Lila.

E pyetur nëse pritet të mbahet ndonjë seancë në Kuvend gjatë ditës së sotme për këtë cështje, Kusari-Lila ka thënë se nuk ka informacione.

“Nuk kam informatë…Mbetet të shihet, por duhet me mençuri e shumë kujdesshëm të analizohet procesi. A ka ndonjë efekt seanca apo edhe ndonjë vendimmarrje në seancë, apo cilat duhet të jenë hapat e radhës për t’u siguruar që shanset rriten e ofrohet natyrisht mundësia e vendimit për lirimin e tyre”, ka potencuar Kusari-Lila.

Këtë komente, Kusari-Lila i bëri pas hapjes së panairit të përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2026”./KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika