Hamza takon Kurtin, Abdixhikun dhe Gjinin pas vendimit në Hagë: Diskutuam për bashkëpunimin në këtë periudhë të rëndësishme

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar takime të ndara me tre liderët e partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin.

Hamza ka thënë se takimet janë zhvilluar me kërkesën e tij, pas aktgjykimit të shpallur një ditë më parë në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini”, ka shkruar Hamza.

Sipas tij, gjatë takimeve është diskutuar për situatën e krijuar pas aktgjykimit, sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet liderëve politikë.

“Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”, ka deklaruar Hamza.

Kryetari i PDK-së i ka falënderuar Kurtin, Abdixhikun dhe Gjinin për takimet.

Të fundit nga rubrika